Protesta e opozitës, demokratët: Policia po na ushtron presion
Kryeqyteti po bëhët gati për protestën e opozitës, e cila pritet të vazhdojë deri në mesnatë, por ende nuk është bërë publik plani se ku do të marshojnë protestuesit.

Të shumtë janë dhe protestuesit të cilët vijnë nga rrethet. Ndërsa kreu demokrat i qytetit të Fierit, Luan Bacci, ka akuzuar policinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve për të ndaluar pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Sipas tij, policia ka ushtruar presion dhe kundrejt një anëtari të kryesisë së Fierit.

Mësohet se qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, mjete të transportit publik apo autovetura private.
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori