Protesta e opozitës, BE: Jo dhunë, palët duhet urgjentisht të ulen në dialog (FOTO LAJM)

Siç është bërë e zakonshme përpara protestave kombëtare të opozitës, edhe përgjatë ditës së sotme ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së kanë bërë thirrje për të shmangur elementet e dhunës.

Pas ambasadës amerikane, një reagim për protestën e ka pasur dhe delegacioni i BE-së në vendin tonë.

Delegacioni e vë theksin te e drejta e çdo qytetari për të protestuar, por pa shkaktuar dhunë dhe pa dëmtuar institucionet. Përfaqësuesit e BE bëjnë thirrje që palët të ulen urgjentisht në dialog.

Më herët një deklaratë të fortë për drejtuesit e opozitës bëri dhe zëvendësndihmës sekretarui amerikan i shtetit Palmer, i cili tha se në rast se do të ketë dhunë përgjegjësia do të bjerë direkt mbi Bashën dhe Kryemadhin.

Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës, që kërkon në mënyrë të palëkundur dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta e sotme vjen katër ditë pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild, ku drejtuesit e PS-së në Shijak dhe Durrësit u evidentuan në komunikime të vazhdueshme me kreun e banës së Shijakut Astrit Avdylaj.
Shtuar më 08/06/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori