E FUNDIT/ Pas Durrësit, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në Vorë (FOTO LAJM)
Protesta e opozitës, Basha mbledh urgjent aleatët në selinë e PD-së
Krue i demokratëve Lulzim Basha sot ka mbledhur aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Protesta e opozitës është në ditën e 53 të saj ndërsa zgjedhjet e qershorit janë më afër se kurrë.

Opozita vazhdon protestën e saj para kryeministrisë duke kërkuar me ngul qeveri teknike dhe largimin e Ramës nga kryeminstria.

Sipas njoftimit te PD, Basha u takua ne seli me kreret dhe sekretaret e degeve te PD, per pergaditjen e protestes kombetare te 7 majit ne Kavaje.

“Impenjim i gjithe degeve, mobilizim i demokrateve dhe i qytetareve”, mesohet se ka qene porosia e liderit te opozites.

Takimi vjen nje dite pas deklaratave të forta kundër diplomatëve të huaj, deklaratës së bërë nga kreu i PBDNJ-së, Dule dhe akuzave te ashpra që Basha beri nga cadra e protestes.

Në daljet e tij publike, Basha nënvizon faktin se nuk heq dorë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Dje, me një gjuhë të ashpër ai akuzoi Ramën se ka bërë projektin mafioz, duke ‘blerë’ sipas tij dhe diplomatë të huaj që të bëjnë procesin e vettingut./albeu.com/

Shtuar më 13/04/2017, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori