Protesta e ndërtuesve të HEC-it
Pëlqej
Ka rezultuar pa asnjë rezultat, takimi që kreu i konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla pati sot me administratorin e kompanise turke “Limak”, ndersa ai i bëri thirrje ministrive të linjës të fillojnë ndërmjetësimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Që nga sot, në përputhje me ligjin, ne do të kontaktojmë Ministrinë e Mirëqënies Sociale, që nesër do të mbledhë në zyrën e punës në Elbasan komitetin e ndërmjetësimit, që detyron punëdhënësin të realizojë kontratën kolektive dhe marrëdhëniet me sindikatën. Por kompania duket se ka mangësi ligjore dhe kjo nuk është faji i punëtorëve”, deklaroi Kolë Nikolla.

Ndërkohë, punonjësit protestues kanë marrë sot një shkresë nga ana e kompanisë, që i paralajmëron me prishje të njëanshme të kontratës nëse brenda 3 ditëve punonjësit nuk rikthehen në detyrë. Në këtë shkresë thuhet se protesta po dëmton moralisht dhe ekonomikisht kompaninë dhe ndaj punonjësve do të merren masa.

“Unë jam punonjës i firmës dhe në këtë letër e kanë shpallur që largohem nga puna nëse nuk shkoj në punë në datë 26. Por nëse nuk plotësohen kërkesat tona sipas kodit të punës, ne nuk kthehemi në punë dhe do vazhdojmë protestat tona”, tha një punëtor.
Shtuar më 25/08/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori