Protesta e meme-ve, studentët kthehen para Kryeministrisë

Edhe pse e ndalën protestën e tyre për hir të pushimeve të fundvitit, studentët nuk kanë ndërmend të ndalen se protestuari në të gjitha format.

Ditën e sotme ata janë rikthyer para Kryeministrisë për të rikthyer për të gjithë pankartat më të goditura të protestës së tyre

Në njoftimet e shpërndara në rrjete sociale, të rinjtë bëjnë të ditur se në shkallët e Kryeministrisë do të mbahet një ekspozitë me memet më të bukura të protestës.

Duhet thënë se risia e kësaj proteste ishin memet si një mënyrë për të treguar se edhe brezi i Instagramit nuk është i fjetur, por aty i gatshëm për të luftuar për të drejtat. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori