Protesta e madhe nesër, opozita ndryshon kërkesën
Pëlqej
Ditën e nesërme në Tiranë në orën 11:00 do të mbahet protesta e Opozitës e cila është paralajmëruar se do të jetë vërtet kaotike dhe më e madhja ndonjëherë.

Partia Demokratike ka ridërguar kërkesën për leje për protestën e së nesërmes, në Policinë e Tiranës.

Ata kanë kërkuar 4 orë leje për zhvillimin e protestës, e cila do të nisë në orën 11:00.

Ndërkohë në kërkesën e parë PD kërkoi leje për një afat të pacaktuar të protestës, ndërsa tani ata kanë kërkuar vetëm 4 orë. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori