Protesta e AK-së: Peshkopi i Serbisë kundër Shqipërisë
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar kundër pjesëmarrjes së kryepeshkopit serb Irinej, në shenjtërimin e kishës në Tiranë, duke e quajtur këtë të fundit armik të shqiptarëve.

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur parulla kryepeshkopit serb në kangjellat e Katedrales ku shkruhet: "Kryepeshkopi i Serbisë kundër Shqipërisë".

Sipas aktivistëve të AK-së, policia ka ndaluar 6 protestues dhe ka shoqëruar disa të tjerë.

Protesta e Aleancës Kuqezi lidhet me praninë e kryepeshkopit serb Irinej në ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales së re "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryepeshkopi i Serbisë është shprehur kundër historisë së Shqipërisë, dhe ka deklaruar se "Kosova është Serbi" si dhe "Serbia më mirë jashtë BE se pa Kosovën".

Aleanca Kuq e Zi deklaron se "takimi i Ramës me kryepeshkopin serb është i paprecedent". /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2014, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori