Protesta e 16 marsit, Rama “arratiset” nga Tirana
Data 16 mars pritet që të jetë protesta masive e opozitës së bashkuar.

PD dhe LSI-ja kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, por mesa duket Rama ka vendosur që të mos jetë në Tiranë.

Si për ironi, Rama pasnesër do të jetë në qarkun e Beratit në kuadër të turit 'Bashkia që duam'.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se takimet në këtë qark do të fillojnë që nesër në orën 14:30, ndërsa do të vijojnë të shtunën me të tjera në të gjithë qarkun e Beratit. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori