Protesta drejt mbylljes, fjala e Bashës
Gjatë fjalës së tij para selisë së PD-së, kreu i saj Lulzim Basha falenderoi dhjetëra mijëra qytetarët që morën pjesë në protestë duke u shprehur se dhanë mesazhin se e nesërmja e kërkuar është shumë pranë.

“Sollët shpresën dhe besimin te e nesërmja që po lind. Edi Rama dhe banda e tij kriminale ta harrojnë se do e mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar njerëzit e duke vjedhur vota për të imponuar krimin. Shqiptarët nuk do të pranojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë”., deklaroi Basha.

Por lideri i opozitës komentoi edhe dhunën policore çka solli plagosjen e disa protestuesve.

“Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë. I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet”, u shpreh Basha nga selia e PD.
Shtuar më 02/06/2019, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori