Me dy grushtet lart, Rama kujton 25 prillin: Një vit më parë na u besua mandati i tretë

Kryeministri Edi Rama është bërë nostalgjik. Ai ka ndarë një foto në Facebook nga 25 prilli i vitit të kaluar, ku u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe Rama mori një mandat të tretë si kryeministër.

Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook një foto me dy grushtet lart dhe shkruan se fiks një vit më parë iu besua mandati i tretë, ndërsa uron një javë të mbarë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 10:27