PROTESTA/ Berisha: Votoni të lirë, kshu do zgjidhim problemin e kafshatës
Protesta e opozitës ditën e sotme është në ditën e 13 të saj, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjanë para protestuesve duke bërë thirrje që të mendojnë për votën e lirë.

Berisha shtoi se duke votuar të lirë, mund të zgjidhet edhe problem i kafshatës.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal edhe tek droga në Shqipëri ku sipas tij vendi është i mbushur me drogë dhe karteli i saj është vetë qeveria.

“Banorë të çadrës së shpresës, burra dhe gra që me sakrificën tuaj rrezatoni shpresë në çdo skaj të Shqipërisë. Ju përshëndes dhe përulem me nderimin më të madh për sakrificën tuaj këtu në çadrën e lirisë dhe çadrën e pushtetit të popullit.

Këtu nga ju unë dua t’u drejtoj thirrjen më miqësore dhe vëllazërore të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike, u drejotj thirrjen nëse i besoni apo jo votës së lirë, nëse ne duhet të përcaktojmë ose jo votën e lirë si rrugën për të përcaktuar të ardhmen tonë.

Unë e di se shumë nga ju kur dëgjoni këto fjalë thoni lere se ne nuk kemi kafshatën, dhe unë jam me ju se kafshata është më e rëndësishme. A ka një rrugë tjetër që ju të ndjeheni të lirë dhe me dinjitet për votën tuaj? Ata ju kanë shuar sensin dhe kuptimin e votës. Ata të kuptojnë se problemin e kafshatës mund ta zgjidhim duke votuar të lirë.

Këtu para 3 ditësh ishte një personalitet i politikës ndërkombëtare, ish kandidatja për presidente e Kolumbisë të cilën karteli i drogës e grabiti kur ishte kandidate.

Ajo tha se Shqipëria nuk më duket si Kolumbi, por këtu karteli i drogës është qeveri. Në dallim nga Kolumbia këtu plantacionet e kanabisit i mbjell qeveria dhe Rama. Në vitin 2010 shkuan 65 kilogram kanabis në Itali, kurse tani shkojnë 150 mijë tonelata. Pse u mbush vendi me drogë? U mbush për një qëllim, dhe qëllimi ishte që të ‘drogohet’ vota. Bandat e kanabisit sundojnë shtetin”- tha Berisha.

Berisha tha ndër të tjera se demokratët dhe shqiptarët nuk do ndalen nga misioni për votën e lirë duke e mbrojtur këtë të fundit me çdo çmim.

“Ne jemi këtu në një mision të pakthyeshëm, të votës së lirë, japim fjalën shqiptarëve dhe mbarë botës se kurrë nuk do i dorëzojmë votën kryekriminelit Edi Rama. i them Ramës, mësoje mirë se me durim po kërkojmë asgjë tjetër, vetëm votën që ti do ta helmosh me drogë, por i bindur të jesh se për votën jemi të gatshëm për çdo sakrificë, gabon rëndë, nëse mendon ndryshe. Herët ose vonë ne që jemi këtu do të faktojmë ty, se votën jemi të gatshëm ta mbrojmë me çdo çmim e çdo kusht”- tha Berisha./albeu.com/


Shtuar më 02/03/2017, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori