PROTESTA/ Basha kërcënon me trazira, mbledh krerët e PD-së në rrethe
Protesta e opozitës është në ditën e saj të 8 të saj, dhe që nga dita e djeshme tonet e protestuesve dhe kryetarit të saj janë ashpërsuar duke dhënë alarmin për trazira.

Ditën e sotme kreu i PD-së ka zhvilluar një mbledhje me kryetarët e Partisë Demokratike të degëve në rrethe.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës në koordinim me degët dhe bazën e partisë.

Mësohet se në mbledhje është vendosur që çdo ditë, degë të ndryshme të PD-së në rrethe të dalin në protesta.

Pra, sipas vendimit të Bashës që ka marrë sot në takimin me krerët e PD-së në rrethe, çdo degë do të organizohet në protesta dhe do të vijnë në Tiranë.

Degëve në rrethe i është shpërndarë një grafik, se si do të veprojnë dhe se si çdo ditë e më shumë do të vijnë të organizuar përpara kryeministrisë.

Ditën e sotme Basha përforcoi edhe njëher deklaratat e tij për dhunë duke shtuar se opozita nuk do të heqë dorë nga protesta deri në plotësimin e kushteve të saj.

Pas këtyre thirrjeve, të bëra edhe gjatë ditës së djeshme, policia denoncoi kreun e PD-së në Prokurori./albeu.com/


Shtuar më 25/02/2017, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori