PROTESTA/ Basha, drekë me ambasadorët pas shkarkimit të 4 ministrave
Kreu i opozitës është duke ngrënë drekë me disa ambasadorë nga vendet e BE-së në këto momente në një rastorant në qendër të Tiranës.

Opozitës ndodhet prej rreth 20 ditësh në çadrën poshtë zyrës së Ramës dhe situata politike duket të jetë çështja kryesore e takimit, nisur edhe nga lëvizja e kreut të qeverisë duke shkarkuar katër nga anëtarët e kabinetit të tij fundjavën që sapo shkoi.

Basha ka refuzuar çdo lloj kompromisi tjetër me të majtët, përveç një marrëveshjeje që parashikon qeverinë teknike dhe ikjen e Ramës. /Albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori