Protesta, a do të negociojë Italia mes palëve? Ja përgjigja e Alfanos
Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cuttillo në ditën e 3 të saj vizitoi çadrën e ngritur para kryeministrisë.

Sot gazetarët e pyetën ministrin e Jashtëm italian Angelino Alfano a kishte Italia një plan për të bashkuar dy palët , opozitën dhe qeverinë dhe përgjigjja ishte:

Ne mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë që përkojnë me 5 pikat, e ashtuquatura prioritete kyçe. Unë nuk mund të futem në dinamikën politike të një vendi tjetër sepse është një vend i lirë dhe sonvran, shkruan “Ora Neës”.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e quajti thelbësore jo vetëm për integrimin në BE, reformën në drejtësi ndërsa i bëri apel opozitës të sillet në përputhje me angazhim të përkthyer në votë në mënyrë unanime më 21 korrik 2016. Aktualisht është i bllokuar në parlament projekti për komisionet e vettingut

Ditmir Bushati: “Mendoj se reforma në drejtësi dhe ligji i vettingut është elementi thelbësor jo thjesht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE por dhe hapi themelor për ringritjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e shtetit të së drejtës dhe pastrimin e pallatit të drejtësisë nga ato gjyqtarë e prokurorirë që nuk kanë lidhje me profesionin e nderuar të gjyqtarit e prokurorit.

Një proces i cili gjykoj do të ketë pasoja pozitive për jetën publike. Së dyti ne i kemi miratuar ndryshimet kushtetuese dhe paketën e reformës në drejtësi bashkarisht, radhëherë një parlament mund të ketë miratuar me unanimitet një reformë që u duartrokit nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe i rihapi i dha dritën e gjelbër mundësinë KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Plani i miratuar së bashku në ndryshimet kushtetuese është aty dhe ne nuk kemi cfarë të rishkruajmë pasi është shumë e qartë që të gjithë aktorët politikë duhet të sillen në përputhje me pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë, partnerët tanë ndërkombëtarë, por dhe në përputhje me atë angazhim të përkthyer në votë në mënyrë unanime më 21 korrik 2016./albeu.com/



Shtuar më 14/03/2017, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori