Prostitucioni në Durrës, dy tutoret kapen në flagrancë
Pëlqej
Dy shtetase janë arrestuar në flagrancë për "Prostitucion" dje "Shfrytëzim prostitucioni" pasi Specialistët për Trafiqet në Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Iris”.

Janë ndaluar shtetaset: S.S, 57 vjeçe dhe T.T., 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Operacioni u finalizua ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se të dyja shtetaset janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.

Policia thotë gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.
Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases S.S. parashikuar në nenin 114/1 të Kodit Penal.

• “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

Shtuar më 13/10/2017, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori