Prorokoviq: Serbia do ta përdorë edhe forcën për ta penguar pavarësinë e K
Albeu.com
Serbia është e gatshme të përdorë edhe forcën për t'i penguar vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës, e transmeton International Herald Tribune, sekretarin shtetëror për Kosovën Dushan Prorokoviq.Sipas gazetës, Prorokoviq ka paralajmëruar një varg masash "të ashpra" nëse Kosova shpallë pavarësinë dhe nëse Perëndimi do ta njohë atë.
Prorokoviq ka thënë se masat e tilla mund të jenë vendosja eventuale e forcave serbe në Kosovë, bllokada e kufijve të Kosovës dhe embargoja tregtare.
Zyrtari serb ka thënë se në rast të shpalljes së pavarësisë, do të bëhej e pavlefshme marrëveshja e Kumanovës.

"Pa marrëveshjen e Kumanovës, ushtria jonë mund të kthehet pa kufizime legale. Mund ta kalojë kufirin dhe të lëvizë nëpër tërë Kosovën pa asnjë pengesë legale", ka thënë Prorokoviç.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq ka thënë se Serbia nuk do përgjigjet ushtarakisht nëse Kosova njëanshëm e shpall pavarësinë. Jeremiq i tha gazetës Financial Times se shpallja e pavarësisë së Kosovës do ta hapte "kutinë e Pandorës" të problemeve të sigurisë në rajon.

"Nuk do të kontribuojmë në destabilizimin e Kosovës me mjete fizike, ushtarake apo të sigurisë. Do të përdoren të gjitha burimet diplomatike dhe politike, pa ato të sigurisë dhe të mbrojtjes. Politikisht, moralisht dhe praktikisht, ne nuk mund ta shesim Kosovën në një Serbi demokratike" tha ai. RTK
Shtuar më 06/09/2007, ora 21:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori