Propozohet Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian
Pëlqej
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkon opinionin e Komisionit Parlamentar të Imtegrimit Europian për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

“Për të bërë procesin reformues më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, siç thuhet edhe në raportin e Komisionit, në qershor në Shqipëri do të krijohet një mekanizëm institucional i konsultimit për çështje të BE-së me të gjithë aktorët e interesuar” thuhet në projekt-propozimin prej 10 faqesh të siguruar nga Top Channel.

Ky mekanizëm do të quhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE). Objektivi i përgjithshëm i këtij Këshilli, thuhet në dokument, është të japë udhëzime strategjike në lidhje me procesin e integrimit evropian si edhe të rrisë bashkëpunimin mes partive politike, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian. Në këtë dokument, ministria e Integrimit Klajda Gjosha ka renditur 14 objektiva specifike që duhet të realizojë ky Këshill, ku ndër më kryesoret është të hartojë udhëzime strategjike në lidhje me procesin e integrimit të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori