Propozimi për martesë shkon si mos më keq, i riu i vë flakën shtëpisë (FOTO LAJM)

Një burrë ka djegur aksidentalisht shtëpinë e tij dhe të partneres në përpjekje për t’i propozuar asaj.

Dritat që kishte vendosur në dhomën e gjumit për një propozim romantik, shkaktuan zjarr.

Në një gjest të shkëlqyeshëm, por përfundimisht të fatit, Albert Ndreu, 26 vjeç, organizoi 100 mini qirinj në dyshemenë e banesës së tij, në mënyrë që të mund t’i bënte propozimin të dashurës së tij, Valerija Madevic.

Kamarieri më pas u largua për të marr të dashurën e tij nga puna dhe planifikoi ta befasonte kur të ktheheshin.

Por Valerija pati një surprizë krejt të ndryshme nga se e kishte menduar pasi kur çifti u kthye në banesën e tyre në Sheffield të Britanisë, gjetën tym që dilte nga dera. Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikëset.

Gjithsesi, Albertin vendosi të bënte propozimin brenda shtëpisë të djegur. Vajza të paktën i tha “po”, duke mos shtuar më zhgënjimin.
Shtuar më 05/08/2020, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori