Propozimi i Luljeta Bozos: Të paguajnë edhe qytetarët për banesat e tyre
"Kush të tha ta bësh shtëpinë pa themel, pa kollona. Bën katin e parë dhe bën të dytin. Pa teknik"


Inxhinerja Luljeta Bozo ka qënë e pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, Bozo ka bërë propozimin që qytetarët të kontribuuojnë në rindërtimin e banesave të tyre, të cilat janë prekur nga tërmeti.

“Duhet ndarë për ndërtimin e banesave të reja, a do paguajë qeveria apo individi? Unë mendoj që duhet të paguajë një pjesë edhe individi.

Kush të tha ta bësh shtëpinë pa themel, pa kollona. Bën katin e parë dhe bën të dytin. Pa teknik. Nuk po them gjë për inxhiner po një teknik se janë bërë të gjithë ndërtues,”-tha ndër të tjera inxhinerja.

Përgjigjen për propozimin e saj, Bozo e ka marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kësaj here qeveria do të paguajë për dëmet, por ky do të jetë rasti i fundit.
Shtuar më 09/12/2019, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori