Propozimi i Ahtisarit-kompromis për shqiptarët, shkruajnë mediat gjermane
Albeu.com
E përjavshmja gjermane "Shpigel" shkruan se për 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës propozimi i Ahtisarit paraqet kompromis, të cilin mezi e kanë pranuar."Të gjithë presin 10 dhjetorin, kur i skadon mandati treshes ndërkombëtare. Më pas, shqiptarët e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të shpallin pavarësinë, kurse SHBA-të këtë shtet të ri do ta njohin, si dhe shumica e anëtarëve të BE-së", shkruan"Shpigel".
Sipas gazetës, pasojat e kësaj janë të paparashikueshme, skenari më i mirë për Evropën dhe Perëndimin do të ishte sikur Serbia me pak protestë, megjithatë të lëshojë pe, dhe sikur me BE-në të nisin negociatat për integrimin. Si kompensim Brukseli mund të ngrijë dorëzimin e kriminelëve të luftës. Për këtë skenar shpresojnë shumë diplomatë perëndimorë, përfshirë edhe shefin e diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer, shkruan "Shpigel".
Shtuar më 13/11/2007, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori