Propozimet e Nimic, asnjë reagim nga Shkupi zyrtar
Albeu.com
Asnjë reagim zyrtar nuk ka ardhur gjatë 24 orëve të fundit pas propozimeve që ndërmjetësuesi ndërkombëtar për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, Metju Nimic u paraqiti një ditë më parë përfaqësuesve maqedonas dhe atyre grekë.Deri më tani, asnjë zyrtar maqedonas nuk ka komentuar situatën, e cila duket se po shkon drejt zgjidhjes. Nimic ka pohuar se problemet e brendshme të Maqedonisë lidhur me zgjedhjen dhe pozitat e presidentit, nuk kanë ndikuar aspak në propozimet që ai ka paraqitur. Ndërkohë, situata paraqitet më e pranueshme nga Athina zyrtare. Zyrtarë grekë kanë vlerësuar propozimet e Nimic, por ende nuk kanë dalë me një qëndrim konkret zyrtar ligur me çështjen.
Burime jo zyrtare thonë se propozimi më i mundshëm i Nimic është “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Shtuar më 09/10/2008, ora 21:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori