Pronat, Rama: Do çminojmë bregdetin nga konfliktet
Çështja e prones ka qënë në vëmendje të tryezës së PS të organizuar në Himarë, ku prona vazhdon të mbetet një problem ende i pazgjidhur në këtë qytet.I pranishëm në këtë tryezë kryetari i PS-së Edi Rama ka premtuar një ligj të posaçëm për vijën bregdetare. Ai tha se nuk mund të vazhdohet më me premtime të kota pa zgjidhur ceshtjen e pronësisë.

"Në vend janë 8 institucione që pretendohet se do t'i japin zgjidhje problematikës së pronës, por në fakt e thellojnë më tepër konfliktin dhe mbivendosin problematikën e qytetarëve", theksoi Rama.

Rama ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të zgjidhë çështjen e pronës duke hartuar ligje të veçanta në bashkëpunim me mendimin e komunitetit që jetojnë në ato zona, si dhe duke ngritur Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit.

"Së bashku me grupin e punës së PS-së në qeverisjen e tonë ne do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi.Do kthejmë shtetin në krye të detyrës", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2012, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori