Pronat e bashkëshortes, PD i kërkon Ramës transparencë
Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, të bëjë publike origjinën e parave të tij për blerjen e tokës, ndërtimin e shtëpisë së re dhe atë të kredisë pa interes të marrë nga bashkëshortja e tij.

Përmes një konferencë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi u shpreh se PD-ja i kërkon Ramës të bëjë transparente edhe origjinën e 1 milionë eurove, që po investohen në këtë shtëpi prej 900m katrorësh si dhe për pallatin e bashkëshortes së tij.


“Çmimi qesharak i 2 eurove për metër katror, nuk ekziston, ndërkohë që të tjerët e blejnë atë me më shumë se 60 USD ndaj ju bëjmë thirrje ti thoni se çfarë fshihet pas këtij cmimi? Gjithashtu PD-ja i kërkon Ramës të bëjë transparente edhe origjinën e 1 milionë eurove, që po investohen në këtë shtëpi prej 900 m katrorësh si dhe për pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Basha” theksoi zëdhënësja



PD kërkon gjithashtu të zbardhet me dokumenta zyrtare, origjina e 100 milionë lekëve, kredi pa interes dhënë bashkëshortes së tij sëbashku me 2 leje ndërtimi, që sipas saj i është dhënë bashkëshortes së kryesocialistit në konflikt të hapur me ligjin, madje duke anulluar edhe lejen e një qytetari tjetër në po atë vend. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori