Pronarja e magazinës së drogës në Skrapar, gruaja e një ish-kryebashkiaku të LSI-së

Laboratori drogës i zbuluar në Skrapar, ishte i njohur si magazinë ku prodhohej raki dhe çanta prej letre.

Vetëm pak ditë më parë policia zbuloi vendodhjen e tij duke vënë në pranga dy ideatorët, pronarin dhe shoferin.

Por magazina e drogës ishte në pronësi të ish-kryebashkiakut të Çorovodës, Lefter Lame.

Lefter Lame ka ndërruar jetë në vitin 2010, ndërsa “biznesin” e tij e ka vazhduar gruaja e tij Edlira Lame, e cila është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pas vdekjes së burrit, magazina në të cilin përpunoheshin bimë mjekësore është marrë në administrim nga Edlira Lame, e cila e kishte kthyer atë në një magazinë për prodhimin e rakisë së Skraparit dhe paketimin e çantave të letrës.

Ndërkohë fakti që kjo magazinë ka qenë në administrim nga ish-kryebashkiaku i LSI-së në Çorovodë dhe e një shtetasi italian, është fshehur nga organet hetimore gjatë zhvillimit të operacionit.

Pavarësisht kësaj prokuroria thotë se ka sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme droge në ambjentet e kësaj magazine, por pa përcaktuar sasinë ekzakte të mallit të sekuestruar.

Nga ana tjetër avokatët mbrojtës të Edlira Lames thanë se në ambientet që administrohen nga Lame, nuk është gjetur asnjë sasi droge, por vetëm Raki, Verë dhe çanta kartoni. Para gjykatës, avokatët thanë se nuk janë sekuestruar 2 mijë rrënjë kanabis në magazinë./albeu.com/

Shtuar më 16/04/2017, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori