Pronarja e jetimores: Na diskriminojnë se jemi “dorë e zezë”
Pëlqej
Selvije Rushiti pronarja e ligjshme e godinës “Zemra e Nënës” ku strehohen fëmijë të komunitetit rom tregon diskriminimin që po tregohet ndaj këtij komuniteti.

“Ne kemi konflikte me një biznesmen karburantesh. Ai, bashkë me familjen kërkon të na grabisë truallin në të cilin ndodhet shtëpia ime dhe sipërfaqja përreth. Thonë që është toka e tyre. Nuk arrij të kuptoj një gjë të tillë. Edhe kur jemi ankuar, njerëzit na thonë: ‘kur u bëtë ju romët me prona, se në baraka keni jetuar gjithë jetën. A nuk është diskriminim ky? Ne e kemi shtëpinë me letra, me të gjitha ata ia japin në këmbim të parave të bardhëve vetëm pse ne jemi dorë e zezë. Këtu na kanë ardhur njerëz dhe na kanë kërcënuar. ‘Do tju vrasim një e nga një. Do lëmë të gjallë vetëm një nga familja juaj që të na firmosë letrat më kanë thënë mua, por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes” , citohet në gazetën “Panorama”, dëshmia e pronares.

I rritur në këtë shtëpi, 28-vjeçari Fatmir Kurti, ka qenë në vendin e punës, kur është qëlluar me pistoletë nga një person pka ditë më parë. Momenti i atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti privat. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori