Pronari i hotelit: Elvira Gega s'e donte punën, nuk vuante për lekë
Pëlqej
Pronari i hotelit ku punonte Elvira Gega, gruaja e cila denoncoi ish-aktivistin e PS-së Agron Cane për ngacmim seksual ndaj së bijës, ka qenë katër herë e punësuar dhe katër herë është shkarkuar për parregullsi në punë.

Elvira Gega ka qenë e punësuar tek unë rreth 7 muaj, gjatë kësaj periudhe ikte dhe vinte, është pushuar katër herë nga puna dhe hera e fundit ishte data një gusht, kur u pushua për herë të fundit. Elvirën ma pruri partia tek një mbledhje që kemi bërë me deputetin tek restorant hotel “Nertili”. E punësova por ishte një dembele. Deputeti Koço Kokëdhima ka qënë i interesuar për shumë persona, nuk ishte për emra të veçantë. Të gjitha firmave iu caktua që të merrnin fuqi punëtore, sepse njerëzit janë në hall na u tha. Dhe një nga ato që më dërguan mua, ishte Elvira , të cilën ma pruri Agroni”, tregon pronari i kompleksit turistik “Jon”, Kostaq Lapa.

Sipas tij ajo nuk kishte probleme financiare, pasi pinte dy paketa duhani “Marlboro” në ditë.

“Shuma të mëdha ia dërgonin me transfertë nga Greqia duke mashtruar grekët, merrte nga aksidenti, merrte nga bashkia, merrte dhe nga djali im. Këtu pinte dhe hante çdo gjë pa lekë. Domethënë ajo kishte çdo gjë këtu, por ama nuk punonte” shprehet me tej ai.

Megjithatë, edhe pronari pranon që i ka thënë Elvirës që vajza e saj të “çlirojë” hormonet me djalin e tij.

“Si nëpër ëndërr, në datën 27 korrik më ka thënë që isha në spital se kisha vajzën 14 vjeç sëmurë. Unë gjithmonë i kam bërë muhabetet e sinqerta me të dhe për këtë më foli hapur. Dhe në qoftë se kjo që po të tregoj tani për vajzën e saj ishte mashtrim i saj, është për ta urryer. Tri ditë rresht më thoshte do iki në spital se kam vajzën sëmurë. Ditën e tretë më tha që i kishin thënë doktorët që vajza e ka nga histerizmi. Po e ka nga histerizmi i thashë unë liroje andej nga diskot e të bredhin bashkë me djalin tim, ç’ke ti, liroje andej, pa të keq unë gjithmonë, se ajo mund të më thoshte që shko ti në vend të djalit, e më filmonte mua ajo dhe mund të më kërkonte në këmbim ose një shtëpi ose lekë”, tregon ai për “Shekullin”, madje vijon të tregojë se kjo bisedë ka vazhduar edhe te nesërmen.

“Ne flisnim hapur nuk kishim ndonjë gjë. Por, tani që shikoj këto hormonet e vajzës dhe këto, në datën 28, 29, 30 korrik dhe thotë që kam qenë në spital me vajzën dhe unë ditën e tretë i thashë, mbase nuk ishte ndonjë mendim kush e di se çfarë por, liroje ore i thashë vajzën me djalin tim, se 17 vjeç e kam djalin, lëroi moj atje të venë nëpër disko të bëjnë qejf, punë e madhe, s`ngelet njeri pa martuar. Po është e vogël më tha njëherë, i thashë po ajo që u martua nuk ishte 14 vjeç, se tani është 17 vjeç i thashë unë!? Po tha, ka dy fëmijë. Po unë pa teklif e kuptoni, pa të keqe këto muhabete, se di ç`i shkonte në mendje!? Ajo është allah, allah, na ka ruajtur Perëndia. Po ore na ka ruajtur Perëndia”, shprehet ai.
Shtuar më 20/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori