Bilanci i 24 orëve me Covid-19 në Maqedoni

Për 24 orë janë regjistruar 490 raste pozitive me Kovid-19 nga realizimi i 2.869 testimeve.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 484 të shëruar dhe 9 viktima.

Në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë evidentuar edhe 6 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 25.10.2021 deri 20.11.2021.


Shtuar 23.11.2021 16:47