Humb jetën zyrtari i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, përmes në njoftimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se ka vdekur funksionari i LDK’së dhe miku i tij që ka drejtuar Kuvendin Komunal të Podujevës, Hazir Raçi.

Veliu i ka shprehur ngushëllime familjes Raçi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të profesorit tashmë të ndjerë.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim të ditëve të para, veprimtarit e funksionarit të LDK-së dhe të çështjes kombëtare, kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, profesorit të shquar llapjan Hazir Raçi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për humbjen e familjarit të përkushtuar, kolegut e mikut të shkëlqyer dhe njeriut të urtë e punëtor, siç ishte profesori.I përjetahëm kujtimi për profesor Raçin!”, ka shkruar Veliu.


Shtuar 26.07.2020 11:33