Pronarët e Albpetrol premtojnë investime
Drejtuesit e “Vetro energy”, kompanisë fituese e cila do të marrë me koncesion Albpetrolin kanë premtuar investime të mëdha në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat ata janë shprehur se janë të orientuar drejtë rritjes së zhvillimit.


“Ne jemi të orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit. Ne duam të përmirësojmë shkallën e operimit dhe të trajtojmë çdo ëështje mjedisore që mund të ekzistojë” deklaruan drjetuesit e kompanisë “Vetro energy”. Si partner strategjik i konsorciumit eshte prezantuar Rezart Taci, i pranishem ne panel.

Ai ka thene se privatizimi i Albpetrol do të rrisë sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit, duke u shprehur i bindur per suksesin e projektit.


“Grupi ynë në këtë projekt plotëson ciklin e tij të biznesit, që domethënë nxjerr, rafinon dhe shet te konsumatori. Në këtë linjë, konsumatori shqiptar do të marrë produkt shqiptar me kosto të ulët.”-tha ai.

Ndërkohë ditë më parë, qeveria shpalli fitues të tenderit për privatizimin e Albpetrolit kompaninë amerikane “Vetro energy” e cila kishte edhe ofertën më të mirë prej 850 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2012, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori