Prokuroria: Video e dhunës në Kuvend, jo sekret hetimor
Pëlqej
Materialet e e dhunës mes deputetëve në Kuvend të transmetuara në media nuk përbëjnë sekret hetimor dhe nuk kanë asnjë ndikim në procedimin penal. Kështu janë shprehur burime jozyrtare Prokuroria e Përgjithshme për gazetën Panorama.

“Hetimi për procedimin penal që bën fjalë për ngjarjen e datës 10 korrik 2014">2014 ka përfunduar. Dosja pritet të dërgohet së shpejti në Gjykatën e Lartë. Materialet e transmetuara në media nuk përbëjnë sekret hetimor dhe nuk kanë asnjë ndikim në procedimin penal,” thanë burimet e Prokurorisë.

Përplasja e dhunshme mes deputetëve ndodhi më 10 korrik 2014">2014. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori