Prokuroria urdhëron shoqërimin me forcë të Bashës
Kreu i Partisë Demokratike, ditën e sotme nuk u paraqit në Prokurori por dërgoi një letër institucionit ku shprehej se do shprehë gatishmërinë për t’u paraqitur në prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikmeri ligjin.

Ndërkohë sipas rregullit të prokurorisë, nëse një person nuk paraqitet apo shkel orarin e caktuar, shoqërohet me detyrim në prokurori.

Ky veprim është urdhëruar edhe ndaj Lulzim Bashës, gjë të cilën e bën të ditur vetë Partia Demokratike.

Deklarata e PD-së:

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.
Shtuar më 17/06/2019, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori