Prokuroria tregon provat: Gjin Gjoni fshehu pasurinë
Pëlqej
Prokuroria e Elbasanit zbardh provat ku sipas saj anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni në bashkëpunim me bashkëshorten, E.Ç dhe një notere, dyshohet se mundi të fshehë milionat e pasurisë.

"GSH" boton sot të plotë dosjen e prokurorisë për Gjonin, për të cilin kërkoi pezullimin e tij nga detyra e gjykatësit të Apelit Tiranë, por që në fakt kërkesa u rrëzua nga dy shkallët e gjyqësorit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan në datë 02.05.2014 ka filluar procedimin penal Nr. 1098 kundër personit nën hetim: Gjin Gjoni, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim" dhe "Falsifikimit të dokumenteve". Në datë 20.10.1993 personi nën hetim është emëruar me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kurse në datë 12.06.2009 është emëruar me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen dhe aktualisht. Gjithashtu, personi nën hetim është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori