Prokuroria shqiptare nis procedimin penal për Damir Fazlliq
Albeu.com
Fill pas largimit të Damir Fazlliq nga Shqipëria, Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal në ngarkim të tij. Ai do të hetohet deri në verifikimin e ligjshmërisë së 5 kompanive të tij në Shqipëri.Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë të ditur se nuk kanë qenë në dijeni të ardhjes së Fazlliq në Shqipëri. Në prokurori bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar në prokurorinë e Tiranës dhe një grup ekspertësh do të nisin verifikimin e akuzave ndaj Fazlliqit.

Përkundrejt kësaj, burimet zyrtare pohojnë faktin se do të sekuestrohen të gjitha dokumentet e shoqërive të ngritura nga Fazlliqit në Shqipëri për të verifikuar ligjshmërinë e tyre. (news24)
Shtuar më 09/10/2008, ora 16:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori