Prokuroria shqiptare nis hetimet rreth permbytjeve
Albeu.com
Prokuroria ka nisur hetimet për të parë nëse KESH ka përgjegjësi për përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Mësohet se prokuroria do të hetojë nëse ky institucion ka zbatuar rregulloren e digave.
Ndërkohë që është kërkuar të verifikohet nga secili prej institucioneve që kanë përgjegjësi për situatën të japin raporte për procedurat që janë ndjekur dhe rregulloret që duhet të zbatoheshin. Gjithashtu mësohet se është dërguar një shkresë KESH-it dhe do të hetohet se nëse ky institucion ka zbatuar rregulloren dhe në përfundim do të dalë edhe një përfundim se kush është përgjegjësi për përmbytjet në zonat e Shkodrës.
Shtuar më 13/01/2010, ora 23:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori