Prokuroria shqiptare hodhi poshtë akuzat e Del Pontes
Albeu.com
Prokuroria publike shqiptare zyrtarisht i hodhi poshtë akuzat e ish-prokurorës së Tribunalit të Hagës, "për transplantim të organeve të robërve serbë në Shqipëri".Në kumtesën për opinion, Prokuroria bën të ditur se edhe hetimet e zhvilluara në vitin 2004 në Shqipëri, me kërkesë të Prokurorisë së Hagës, kanë treguar se në vend nuk ka kurrfarë klinike për transplantimin e organeve.

Paraprakisht, pohimin e këtillë e demantoi edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Në librin "Gjah - unë dhe kriminelët e luftës", Del Ponte shkruan se në malet veriore të Shqipërisë "janë kryer transplantime të organeve të 300 robërbe serbë që janë sjellë në Shqipëri nga UÇK-ja". (Makfaks)
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori