Këshilltari i Zelenskyt sulmon BE: Armët që premtuat na i sillni tani jo pas një muaji (FOTO LAJM)

Duket se Bashkimi Europian ende nuk ka çuar në Ukrainë sasinë e armëve që kanë premtuar.

Lajmin e bëri të ditur Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, i cili është shprehur i nervozuar me BE-në pasi sipas tij s’kanë dërguar armë të cilat i ka kërkuar Ukraina.

Podolyak ka shkruar se armët janë vonuar dhe s’janë armët të cilat i ka kërkuar Ukraina.

“Ukraina i kërkon armë Evropës. Evropianët përkrahin kërkesën për qeveritë e tyre. BE-ja i dërgon armë Ukrainës, jo ato të cilat i kemi kërkuar ne. Armët vonojnë shumë për të arritur”, ka shkruar ai. Tutje Podolyak ka thënë se armët i nevojiten Ukrainës tani jo pas një muaji.

“Demokracia s’do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainës i duhen armët. Jo pas një muaji. Tani”, ka shkruar ai./albeu.com/