Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë për Dritan Dajtin, kërkon burg përjetë
Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që i hoqën Dritan Dajtit dënimin me burgim të përjetshëm.

Organi i akuzës kërkon që Gjykata e Lartë të rrëzojë vendimin e dhënë për Dajtin.

Një trupë gjykuese prej 5-anëtarësh uli më 8 Shkurt dënimin në 25 vite burgim për Dritan Dajtin, duke i hequr 4 dënime të përjetshme.

Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga dënimi kapital me burg përjetë.

Tani llogaritë për Dritan Dajtit bëhen te afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla që i llogariten rreth 15 vite bur, shkruan tvklan. Dajti akuzohet për vrasjen e ish-oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri më 7 Gusht 2009.
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori