Prokuroria pushon padinë e Kodhelit ndaj Imamit
Pëlqej
Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për kallëzimin ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ndaj Arben Imamit dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë lidhur me procedurën e dy reklamave të realizuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe të transmetuara në tri televizione.

Sipas gazetës “Panorama” vendimi i pushimit të dosjes është firmosur në fund të muajit korrik 2014 nga Prokuroria e Tiranës. Në aktin final të hetimit, theksohet se në përfundim të verifikimeve disamujore të prokurorisë, u arrit në përfundimin se kallëzimi ndaj Imamit dhe nëntë të dyshuarve të tjerë nuk përmbante elementë të veprës penale për asnjë nga akuzat e ngritura nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori