Prokuroria pushon çështjen ndaj policit Roland Meta
Prokuroria ka pushuar çështjen për efektivin e akuzuar për "vrasje me dashje" gjatë përplasjes me armë në "Rrugën e Kavajës", ku mbeti i vrarë shtetasi Arjanit Sterjo.

Lajmin e ka bërë me dije avokati mbrojtës i Roland Metës, ndërsa dje ai ka lënë qelinë ku mbahej që prej ndalimit nga policia, akuzuar për vrasje. Kjo lidhet me faktin se ai ka shtënë, ndërkohë që nuk ka qënë në detyrë. Roland Meta, oficer i Forcave Speciale Operacionale, gjatë shkëmbimit të zjarrit, sipas uniformave blu, nuk ishte në shërbim. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori