Prokuroria nis hetimin per skandalin e Juridikut, hidhet poshte mundesia e pergjimit
Albeu.com
Prokuroria e Tiranes ka filluar hetimet per te zbardhur ceshtjen e shitjes se testit te konkursit per pranimin e kandidateve per studente ne fakultetin e drejtesise.Nje grup hetimor i perbere nga 6 persona ku 5 prej tyre jane oficere gjyqesore dhe nje prokurore kane nisur hetimin ne vendin ku u hartua testi. Sic behet e ditur nga organet hetimore eshte urdheruar per te marre gjurmet e gishtave ne dhomen ku eshte pergatitur testi, ku do te hetohen edhe shenimet me dore qe kane marre anetaret e komisionit per te vertetuar nese eshte shitur ose jo nga ata testi si dhe sekuestrimi i provave. Prokuroria e Tiranes nderkohe ka hedhur poshte mundesine e pergjimit te testit nepermjet aparateve pergjuese.

Pas denoncimit ne ne nje televizion te njeres prej kopjeve te testit Ministria e Arsimit vendosi anullimin e konkursit dhe perseritjen e tij ne date 15 shtator. Skandali u pranua nga Fakulteti, Universiteti dhe Ministria e Arsimit. Dje 4.069 kandidate ne vend te vleresimit moren pergjigjen se iu duhej te konkuronin prape pas nje jave.
Shtuar më 08/09/2005, ora 17:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori