36 vjeçari shqiptar kapet në Gjermani, ekstradohet menjëherë për në Shqipëri

Policia në Gjermani ka arrestuar një 36 vjeçar shqiptar i cili kërkohej për mashtrim dhe ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.

Andi Janko, banues në Korçë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Njoftimi i Plotë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Shtuar 13.04.2021 10:10