Pas jetëve të njerëzve, Kina merr një tjetër goditje nga virusi vdekjeprurës

Teka bilanci i viktimave ka shkuar në 304, Kina po merr goditje të madhe dhe nga ana ekonomike.

Sipas medias shtetërore dhe disa ekonomistëve koronavirusi i ka shkaktuar Kinës një dëm ekonomik prej 62 miliarde eurosh.

Një ekonomist i cili punon në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, tha këtë javë se ai pret që rritja ekonomike të bie në 5% në tremujorin e parë, duke supozuar se epidemia zgjat deri në fund të marsit.

Qeveritë qendrore dhe lokale kanë ndarë 12.6 miliardë dollarë deri më tani për të shpenzuar për trajtimin mjekësor dhe pajisjet. Bankat qendërore kanë ulur normat e interest për të stabilizuar ekonominë e të bëjnë të mundur rritjen e PPB në 5.7% në krahasim me vitin e kaluar ku ishte 6.1%. Shumë sektorë kanë humbur miliarda dollar nga shfaqja e koronavirusit ku ndër to mund të përmendim turizmin.


Shtuar 2.02.2020 14:38