Prokuroria merr në pyetje nënën dhe motrën e Xhisela Malokut
Prokuroria e Fushë Krujës, ka marrë së fundmi në pyetje nënën dhe motrën e Xhisela Malokut e cila pak ditë më parë denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Xhisela ne denoncimin e saj pretendon se Rexhep Rraja djali i deputetit, Rrahman Rraja, e ka marrë me dhunë nga banesa e saj nënë kërcënimin e armës dhe e ka detyruar të shkojë me të në hotel.

Vajza ka treguar se atje, Rexhepi e ka dhunuar si dhe e ka djegur me cigare ku më pas ajo ka humbur ndenjat.

Pikërisht për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarje sot janë marrë në pyetje nga prokuroria e Fush Krujës, nëna dhe motra e Xhisela Malokut. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori