Pioli lartëson sulmuesin portugez: Leao më kujton Henry, ai ka cilësitë për të arritur majat

Leao ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen Milan-Sampdoria ku tashmë kuqezinjtë kanë marrë kreun e Seria A.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Pioli foli për autorin e golit të vetëm.

“Leao është fantastik. Ai më kujton legjendën Thierry Henry, ka cilësitë e tij por duhet të jetë gjithmonë vetvetja në fushën e lojës. Leao ka dëshirë të fitojë, ka mentalitet prej kampioni.

Jam i sigurt se ai ka cilësitë për të arritur majat e futbollit botëror”,është shprehur Pioli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.02.2022 16:52