DETAJE/ Sherrin te “Çajupi” e nisën dy mësuese, shkuan në kafe për t’u sqaruar, por kapën karriget (VIDEO)

Ditën e sotme një sherr me sende të forta ka ndodhur në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Mësohet se sherrin, që agravoi deri në nxjerrjen e armës, e nisën dy mësuese. Fillimisht ato kanë debatuar në oborrin e shkollës për një çështje që nuk dihet ende, dhe më pas kanë shkuar në kafen aty pranë për t’u sqaruar.

Më pas sherri verbal u kthye në fizik, ku mbërriten dhe të afërmit e mësuesve dhe u përplasën me karrige.

Gjithashtu, një person ka qëlluar me ajër, dhe dyshimet janë se ai ishte ushtarak.

Policia ka neutralizuar ngjarjen dhe ka shoqëruar në komisariat 5 persona.

Sipas policisë, janë lënduar lehtë disa persona, ndërsa një është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, blutë sqarojnë se nuk ka asnjë të lënduar nga hapja e zjarrit.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com

 

 


Shtuar 11.10.2021 11:30