Prokuroria mbyll hetimet, Olldashi humbi jetën nga aksidenti
Pëlqej
Prokuroria ka dalë në rezultatin se vdekja e deputetit Sokol Olldashi erdhi si pasojë e aksidentit. Dhjetë muaj pas ngjarjes, e cila ndodhi më 20 nëntor 2013, prokuroria u ka dhënë fund veprimeve të saj hetimore.

Nga verifikimi i tabulateve telefonike, ka rezultuar gjithashtu se dëshmia e shoferit të tij ka qenë e saktë , pasi ai ka qenë duke folur me të në telefon teksa makina e Olldashit ka dalë nga rruga, shkruan Panorama në numrin e saj të sotëm.

Për dhjetë muaj me rradhë organi i akuzës i ka kryer të gjitha ekspertizat dhe ekzaminimet shkencore dhe ka marrë në pyetje më shumë se 45 persona në cilësionë e dëshmitarëve./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori