Astrit Veliaj do të përgjigjet përpara Gjykatës për ndërtim pa leje dhe shkatërrim prone
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se ka përfunduar hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj dhe se i fundit do të paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Lartë.

Deputeti Veliaj u mor si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera nga një qytetare dhe nga policia e shtetit të ndërtimit pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij U.F.O Sh.p.k në Fier.

“Veprimet proceduriale kanë përfunduar dhe dosja do të dërgohet së shpejti në Gjykatën e Lartë”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë për BIRN.

Astrit Veliaj, i zgjedhur si deputet nën logon e Partisë Demokratike në qarkun Berat është përfaqësues ligjor i kompanisë U.F.O Sh.p.K. /albeu.com/




Shtuar më 02/04/2015, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori