Prokuroria mbaron hetimet, dërgon për gjykim Durim Bamin
Prokuroria e Krujës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim të pandehurin Durim Bami, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme. Konkretisht në harkun kohor 2011-2015, i pandehuri ka kryer transaksione të ndryshme në fushën e “Dhënies së huasë” dhe “Blerje apartamenti” në vlerën totale 15.670.000 lekë.

Nga ky total, ai ka “dhënë hua” 5 400 000 lek, si edhe pa shpenzuar për “ndërtim të paluajtshëm” vlerën 10.270.000 lekë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzionin se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme (vetjake apo të familjes së tij), nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundraligjshme, konkretisht formave të paraqitura me poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderueshme. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori