E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Prokuroria lëshon urdhër-arrest për Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin
Prokurori për Krime të Rënda ka lëshuar urdhër arrest për Emiljano Shullazin, i cili u shoqëruar mbrëmë pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte kërcënuar kandidatir për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin të tërhiqej nga gara, transmeton Albeu.com.

Urdhër-arresti ka ardhur pas takimit në Prokurorinë e Përgjithshme të kryeprokurorit Adriatik Llalla, drejtorit të Policisë, Haki Çako dhe drejtorit të policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Sipas Prokurorës, Shullazi dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Gilmando Danin. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 01:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori