Prokuroria kërkon që Martinaj të mbetet në burg
Prokuroria e Tiranës kërkoi rrëzimin e kërkesës së Martinajt si të pabazuar, ndërsa shtoi se nga hetimet pozitat e tij janë rënduar. Duke e konsideruar si organizator të njërit prej grupeve të përfshirë në përplasje,

Akuza e kryeqytetit kërkoi rrëzimin e kërkesës. “Nga ana jonë çmohet se kërkesa e shtetasit Ervis Martinaj për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj tij, është tërësisht e pabazuar në ligj dhe prova, pasi nga hetimi nuk ekziston asnjë rrethanë e ndryshme që lehtëson pozitën e tij procedurale.

Madje, rezulton se nevojat e sigurimit janë rënduar në rastin konkret për shkak se përveç pozicionit të tij të qartë për ngjarjen e datës 04.10.2018 në raport me grupim e personave që e shoqëronin, duke qenë në rolin e organizatorit të këtij grupi, po ashtu nga hetimet janë administruar akte dhe prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm që i hetuari Martinaj është përfshirë në veprat penale për të cilat akuzohet.

Autoritetet kosovare kanë konfirmuar me anë të letërporosisë, që ky i hetuar është edhe mbajtës i një dokumenti të llojit pasaportë të RK me gjeneralitete të një personi tjetër, por me të dhënat biometrike të tij, pra të të hetuarit”, pretendoi Prokuroria në seancë.
Shtuar më 04/05/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori